Kronikë e zezë

Vidhet një sasi e konsiderueshme e insulinave në një depo në Graçanicë

Foto: Everyday Health
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuat një rast i vjedhjes së insulinave në një depo në fshatin Preoc, në Graçanicë.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, thuhet se ka ndodhur në orët e para të së mërkurës. Nuk është bërë e ditur vlera e saktë e insulinave të vjedhura, por thuhet se është vlerë e konsiderueshme.