1 perditesime
15:16

Ndalohet një zyrtar policor e katër qytetarë, dyshohen për tri vepra penale

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka ndaluar një zyrtar policor e katër qytetarë, nën dyshimin se janë të përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare, organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Sipas komunikatës së IPK-së, gjatë operacionit janë kontrolluar pesë lokacione dhe janë sekuestruar dy pistoleta, telefona mobilë, dy USB dhe para të gatshme.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

IPK-ja ka paralajmëruar veprime të tjera hetimore.

10:22

Kontrolle në pesë lokacione për keqpërdorim të detyrës, organizim i skemave piramidale e bixhoz

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda po kryen kontroll dhe sekuestrim të dëshmive në lokacione të ndryshme, që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, organizim të skemave piramidale e bixhoz të paligjshëm.

Kontrolli po kryhet në pesë lokacione.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

KOHA ka tentuar të marrë detaje mbi aksionin e IPK-së, por ky institucion s’ka qenë i qasshëm deri në momentin e raportimit.