Kronikë e zezë

Vdiq një person në Drenas pasi u godit nga vetura, arrestohet ngasësja

Foto ilustrim
 

Një person ka vdekur pasi është goditur nga vetura në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.