Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bistricë të Leposaviqit ka ndalur një serb i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas raportit të Policisë, në veturën e tij janë gjetur të ngarkuara gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 13.09.2023 – 20:20. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari serb në të cilën kishte të ngarkuara gjëra ushqimore dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.