Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Leposaviq

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Leposaviq që thuhet se ka ndodhur të martën.

Viktima thuhet se është gjetur pa shenja jete.

“Leposaviq 29.08.2023 – 12:35. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.