Kronikë

Parandalimi i aksidenteve, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1130 gjoba brenda javës

Gjoba

Policia rajonale e Ferizajt përgjatë javës së kaluar ka ndërmarrë disa aktivitete në parandalim të aksidenteve, përfshirë gjoba kundërvajtëse e heqje të patentë shoferëve për drejtuesit e automjeteve.

Në njoftimin e lëshuar të hënën nga Policia, thuhet se rezultatet e aktiviteteve njëjavore tregojnë shqiptimin e 1130 gjobave dhe heqjen e shtatë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

“Janë raportuar 47 aksidente, prej tyre 25 aksidente me lëndime, 36 persona të lënduar, 22 aksidente me dëme materiale”.

Më tej është bërë thirrje për kujdes në komunikacion.