Një polic është lënduar pasi një kontrabandues i miellit në veri të Kosovës ka refuzuar t’i ndalet kontrollit, derisa ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa veturën e ka lënë të mbushur me miell të kontrabanduar.
“I dyshuari nuk është ndalur ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe kontrabanduesit. Për pasojë një polic është lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma në Joshanicë të Leposaviqit./ BetimiperDrejtesi
Artikuj të ngjashëm
-
Policia gjuajti me armë zjarri ndaj një të dyshuari në Leposaviq që tentoi t’i godiste me veturë
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë
-
Gjendet në përrua kamioni me targa serbe me 4 tonë mish të bardhë, shoferi në arrati
-
Kapet një furgon në Leposaviq, po kontrabandonte ushqime e pije
-
Policia sulmohet me armë në veri, arrestohen pesë kontrabandistë