Një polic është lënduar pasi një kontrabandues i miellit në veri të Kosovës ka refuzuar t’i ndalet kontrollit, derisa ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa veturën e ka lënë të mbushur me miell të kontrabanduar.
“I dyshuari nuk është ndalur ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe kontrabanduesit. Për pasojë një polic është lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma në Joshanicë të Leposaviqit./ BetimiperDrejtesi