Kronikë

Për një javë në Prishtinë u konfiskuan 37 armë

Policia e Kosovës është duke realizuar operacionin “Goditja” nëpër rrugët e vendit tash e një kohë.

Gjatë një jave, aktiviteti është thelluar më shumë në zonat urbane dhe vetëm në Prishtinë policët kanë konfiskuar 37 armë.

Po ashtu, zyrtarët në kryeqytet kanë realizuar 2997 pika kontrolli për automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test, kanë kontrolluar 16916 automjete e 270 lokale.

Policia në Prishtinë ka arrestuar gjithashtu 96 persona, 27 prej të cilëve kishin urdhërarrest nga gjykata.