Kronikë

Gjendet një i vdekur në Pejë, pranë tij edhe një revole

Shiriti i Policisë

Pasditen e së enjtes në Pejë është gjetur një burrë i vdekur.

Policia ka gjetur edhe një revole dhe një gëzhojë në shtëpinë ku është gjetur viktima.

Policia po e heton rastin.

“Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin ditor të PK-së.