Kronikë

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje, që ka ndodhur të mërkurën në komunën e Obiliqit.

Sipas raportit të Policisë, raportohet se familjaret, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar gruan për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh në Vushtrri dhe më pas nga aty ajo është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës thuhet se është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.