Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.
Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.
Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër Neë York.
Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati.

-
Arrestohet në Spanjë i dyshuari për përfshirjen në vrasjen në “Bon Vivant”
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për rastin në “Bon Vivant”, i kërkuar edhe nga FBI
-
Ndalohet edhe një i dyshuar për rastin në “Bon Vivant”
-
Avokatja Gashi: E vonshme kërkesa e Policisë për ndihmë për gjetjen e të dyshuarit në rastin “Bon Vivant”
-
Vrasja në “Bon Vivant”: Një i vrarë, 6 të plagosur e 10 persona të lënduar