Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se e kishte ofenduar vëllanë e tij dhe kishte ekspozuar pistoletën.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Mane Shyti”, ku njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën nga i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Autoritetet ndaj tij kanë iniciuar rastet “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij dhe po ashtu ka ekspozuar një pistoletë. Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.