Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me armë zjarri vetura në lëvizje në Podujevë, nisin hetimet

Një person ka njoftuar Policinë se derisa po drejtonte veturën në fshatin Sibovc të Podujevës, në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 19:34, ndërsa në pjesën e pasme të veturës janë gjetur pesë predha.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

I dyshuari, sipas Policisë, gjendet në arrati.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.