Mbi 35 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në Gjakovë të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas një njoftimi, aksioni është zhvilluar pas një hetimi rreth tremujor. Operacioni i koduar “Mali” ka përfunduar me arrestimin e një personi të dyshuar për “shitblerje të paautorizuar të narkotikëve”.
Aksioni është zhvilluar në një fshat të Gjakovës.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit J.B. (1974), janë gjetur dhe konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
{gallery}