Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje”.
Në njoftimin e Policisë është bashkëngjitur edhe një fotografi e gruas së dyshuar.
Siç bëhet e ditur, vjedhja është kryer më datë 17 shkurt të këtij viti në Skenderaj.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e saj ta lajmërojë policinë”, thuhet në njoftim.