Kronikë

Gjendet një person i vdekur në Pejë

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person është gjetur i vdekur në Pejë të enjten.

Trupi është dërguar për obduksion, dhe rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.