Policia e Kosovës njoftoi se dy granata dore janë gjetur të dielën në malin e fshatit Dremjak të Ferizajt.
Sipas njoftimit, mjetet shpërthyese i kishte gjetur një person, derisa ka lajmëruar njësitin e KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që i kanë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjeteve shpërthyese”.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e plotë.