Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar të shtunën për dyshimin për falsifikim të 94 copë kartëmonedhash 50 euroshe.
Më 22 maj, ishte arrestuar një i dyshuar për falsifikim të parave dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me vlerë nga 50 euro, gjithsej 4700 euro, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.
Policia kërkonte edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Dhe, të shtunën, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është ndaluar i dyshuari R.N., shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej për këtë rast.
I dyshuari është mbajtje për 48 orë.