Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj kosovarit që dyshohet se rrahu e dhunoi gruan në Slloveni

 

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale L. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunës në familje dhe veprën penale të dhunimit.

Në njoftimin e Gjykatës për këtë rast jepen edhe detaje se ku dhe si janë kryer këto vepra nga i dyshuari.