Një shpërthim në orët e hershme të mëngjesit është dëgjuar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicën Jugore.
Nga burimet KOHA ka mësuar se dyshimet e para janë se aty është hedhur një granatë dore.
Dëme kanë pësuar disa lokale, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti po vazhdon të hetohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.