Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas turq, zihen në Aeroportin e Prishtinës me dokumente të falsifikuara

aeroport
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 17:00 në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar dy shtetas turq, një burrë dhe një grua, të cilët në kontrollin e dokumenteve kanë prezantuar pasaporta dhe patentë shoferë që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Arrestimi i tyre në raportin e Policisë është paraqitur në raste të ndara.