Kronikë

Në Skenderaj vajzat e mitura nëpërmes telefonit maltretojnë nënën e tyre me të meta fizike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua me të meta fizike ka paraqitur ankesë kundër dy vajzave të saj të mitura, për siç thuhet, shkaktim të presionit dhe dhunës psikike nëpërmes telefonit.

Thuhet se vajzat janë larguar nga shtëpia dhe nënës së tyre i thonë se gjenden “në lokacione të ndyshme”.

Sipas raportit të Policisë rasti që ka ndodhur në Skenderaj, është duke u trajtuar si dhunë në familje.

“Ankuesja femër kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.