Një person në Podujevë është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të së shtunës.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa kishte plagë nga arma e zjarrit. Dy persona dyshohen për plagosjen e tij, ndërsa ata gjenden në arrati. Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe 7.1 gramë marihuanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Podujevë 03.06.2023 – 00:53 - Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.