Kronikë

Policia: Sulmuesit në Mitrovicë të Veriut ishin të organizuar

Descriptive Text

Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit që i sulmuan dy persona në Mitrovicë të Veriut ishin të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Në një komunikatë për media, Policia tha se ka intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të ndryshme të qytetit të Mitrovicës në veri. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës i ka publikuar fotografitë e viktimave.

Image
Image