E mitura dërgohet në Gjinekologji për ekzaminim pasi bashkëjetoi me një person në Podujevë
Policia e Kosovës njoftoi se një e mitur do të dërgohet në ekzaminim gjinekologjik, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur në Podujevë.
Siç njoftuan autoritetet, rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa ende s’ka të arrestuar, e rasti ka shkuar në procedurë hetimore.
Rasti është iniciuar si “bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçar”.
“Më 31.05.2023 me vendim të prokurorit viktima femër kosovare e mitur do të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik, pasi që e njëjta dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.