Kronikë

Një burrë humb jetën në një vetaksident trafiku në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në trafik që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë, të Kamenicës. Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën rreth orës 08:15.

Sipas raportit të Policisë, ai ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është rrokullisur në një arë jashtë rrugës.

“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.