Kronikë e zezë

Arrestohet në Vushtrri i dyshuari që sulmoi me thikë bashkëshorten e më pas veten

Foto ilustrim
 

Një person është arrestuar në Sllatinë të Vushtrrisë të shtunën, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima dhe i dyshuari fillimisht e kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e Vushtrrisë e pastaj janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.