Kronikë

Në gjendje të dehur godet veturën e Policisë, arrestohet shoferi në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi që ai nuk u është përgjigjur urdhrave të zyrtarëve policorë për të ndaluar veturën e tij dhe ka goditur veturën e Policisë.

Sipas Policisë shoferi ka qenë në gjendje të dehur. Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur nuk u është ndalur zyrtarëve policorë, po ashtu ka goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje për zhvillim të procedurave të mëtejme”, thuhet në raportin e Policisë.