Kronikë

Klientët rrahin menaxherin e lokalit për shkak të mosmarrëveshjes për pagesën

Menaxheri i një lokali në Skenderaj është sulmuar nga dy persona pas mosmarrëveshjes rreth pagesës për pijet që i kishin pirë në atë lokal.

Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar (menaxher lokali) ka pësuar lëndime, pasi që dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe po ashtu dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është liruar, ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione-shtëpi të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.