Kronikë

E mitura në Gjakovë raporton se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona

Policia-Vetura

Një e mitur në Gjakovë ka raportuar në stacionin policor se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona.

Policia është vënë në hetim të rastit dhe po e trajton si “dhunim”.

“Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.