Kronikë

Demolohet një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Policia

Mbrëmjen e së martës Policia është paraqitur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga policia lokali është demoluar, por nuk janë dhënë detaje të tjera.

Mësohet se bëhet fjalë për lokalin “Bon Vivant”.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën "Rexhep Luci", në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, ka thënë policia.