Kronikë e zezë

Zvicër, një vit burgim me kusht për yllin shqiptar të rrjeteve sociale

Bendrit Bajra
Foto: Blick
 

Gjykata e Qarkut në Dietikon të Zvicrës ka dënuar me një vit burgim me kusht yllin shqiptar të rrjeteve sociale Bendrit Bajra (27), pasi ai në vitin 2016 kishte drejtuar veturën nga ulësja e pasagjerit me shpejtësi 100 kilometra në orë, raporton “Blick”.

Bajra të mërkurën u paraqit në gjykatë ku u akuzua për tri raste. Për shmangie të shërbimit ushtarak, porositje të një laseri ilegal dhe për ngasje të rrezikshme të veturës.