Kronikë

Për dy orë e gjysmë Policia dënoi 20 persona për tejkalim të shpejtësisë në “Arbën Xhaferi”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në një pikë kontrolli në autostradën “Arbën Xhaferi”, për dy orë e gjysmë ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë hasur edhe shoferë që gati e kanë dyfishuar shpejtësinë, nga ajo e lejuara.

Njësia për kontroll të autostradave në vazhdim të implementimit të planeve operative me datën 21.03.2023 nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, me ç’ rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, siç thuhet, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.