Kronikë

Gjykata e lë në burg, efektivi i RENEA-s: 113 mijë eurot ia mora një biznesmeni

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e Njësitit Special të Policisë së Shqipërisë, RENEA-s, A.M., i cili u kap disa ditë më parë me 113 mijë euro në makinë, ka shkruar “EuroNews Albania”

Në seancë, i dyshuari u shpreh se paratë ia kishte marrë një biznesmeni, 20 minuta para se të arrestohej.

Ai theksoi se paratë i ka marrë për arsye personale dhe shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë.

Mësohet se paratë, biznesmeni i ka tërhequr nga një bankë.

A.M. u arrestua pak ditë më parë, teksa lëvizte me një automjet luksoz “Audi Q8”. Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative.

Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe është tërhequr nga akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave. Sipas prokurorisë, shefi i stërvitjes i RENEA-s ka qenë në survejim.