Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se në Burgun e Dubravës kanë ndodhur dy rrahje brenda dy ditësh.
Sipas njoftimit, njëra rrahje ka ndodhur në mes të dy të burgosurve të mërkurën.
“Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq rrahja tjetër ka ndodhur të enjten, kur njëri prej të burgosurve është rrahur nga dy të burgosur të tjerë.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.