Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj, u kap në flagrancë duke tentuar të kryente grabitje

Një person është arrestuar të shtunën në Dashevc të Skenderajt, nën dyshimin se ka tentuar ta kryejë një grabitje i maskuar dhe i armatosur me pistoletë në një shtëpi.

I dyshuari është kapur në flagrancë nga familjarët dhe është mbajtur në shtëpi deri në mbërritjen e njësisë policore.

Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.