Kronikë e zezë

Arrestohet një grua në Bërnjak, sulmoi zyrtarët policorë në stacion

 

Një grua është arrestuar në Stacion Policor në Bërnjak, pasi ajo kishte sulmuar zyrtarët policorë. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

E dyshuara kishte shkuar për të pyetur për një rast në stacion policor dhe më pas duke mos respektuar urdhrin e zyrtarëve policorë në hyrje i kishte sulmuar fizikisht ata.