Një person u arrestua në fshatin Damjan të Gjakovës për përdorim të armës.
I dyshuari ka publikuar video duke gjuajtur me armë zjarri dhe më pas policia ka shkuar e ka bastisur shtëpinë e tij ku ka konfiskuar armën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetin social kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjakovë, postoi në rrjete sociale video duke shtënë me armë
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Arrestohet një person në Malishevë, publikoi video duke shtënë me armë
-
Publikuan video duke shtënë me armë, arrestohen
-
Pejani publikon video duke shtënë me pistoletë, shoqërohet në Polici