Një personi në rrethana deri tani të panjohura, i është djegur vetura të cilën e kishte dërguar për riparim në një servis në rrugën “Cumuriyet”, në Mamushë. Rasti ka ndodhur të martën në mesditë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa automjeti i tij ishte për riparim në një servis, në rrethana të pa njohura është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësi kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.