Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj për kanosje

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit trupor dhe i kanosjes është regjistruar në Ferizaj mëngjesin e së hënës.

Një 29-vjeçar dhe një 27-vjeçar dyshohet se si shkak i një mosmarrëveshjeje kanë kanosur fizikisht një tjetër person, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi janë testuar me alkooltest kanë rezultuar se janë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit e kësaj ngjarje janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " ‘Lëndim i lehtë trupor dhe kansoje’”, thuhet në njoftim.

Policia ka gjetur e më pas ka konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.