Largohen zjarrfikësit, s’ka zjarr në Radio Kosovë

Largohen zjarrfikësit, s’ka zjarr në Radio Kosovë
Ekipet e zjarrfikësve dhe njësitet policore janë larguar nga hapësirat afër objektit të Radio Kosovës, pasi për rreth një orë kërkimesh nuk është gjetur vatër zjarri.
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë thënë për KOHËN se e kanë kontrolluar çdo hapësirë, por se nuk kanë vënë re zjarr.
Autoritetet kanë konfirmuar se intervenimi ka ardhur pas një informate nga një qytetar se ka parë zjarr në një nga katet më të larta të objektit.
Dyshohet për zjarr brenda objektit të Radio Kosovës
Njësi të zjarrfikësve kanë intervenuar mbrëmjen e së shtunës në objektin e Radio Kosovës në qendër të Prrishtinës, pas dyshimeve se një nga zyrat e objektit është përfshirë nga flakët.
Tri ekipe zjarrfikësish janë parë në afërsi të objektit. Zjarrfikësit i kanë thënë KOHËS se kanë pranuar thirrje se ka dalë tym nga ky objekt. Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.
Aktualisht objekti i Radio Kosovës është pa energji elektrike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

Arrestohet postieri që dyshohet se largoi zarfin me fotografi të ndjeshme nga zyra e Postës

Për dy orë e gjysmë Policia dënoi 20 persona për tejkalim të shpejtësisë në “Arbën Xhaferi”

Një shtetas shqiptar e një kosovar dyshohen për mashtrim me kriptovaluta në Austri

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në lagjen “Arbëria”

Kapen afro 30.000 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës

17-vjeçarit në Suharekë i sekuestrohet një pushkë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, afër kishte një pistoletë

Gruaja në Hajvali braktis fëmijët e saj, arrestohet

Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion
Arrestohet një 18-vjeçar në Gjakovë, dyshohet se shtiu me armë zjarri
