Kronikë

Arrestohet një zyrtar pasi ndihmoi një person gjatë testit për patentë shofer

Foto: Koha

Është arrestuar në Gjilan një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se ai e ka ndihmuar personin i cili i ishte nënshtruar testit për patentë shofer.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.