Kronikë

Arrestohet gruaja e kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim

Policia ka arrestuar një grua e cila ishte e kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gruaja me inicialet F.J., është e dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për këtë vepër.

“Ajo ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy vite e gjashtë muaj për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare’ nga neni 422 i KPRK-së”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.