Kronikë

Një person gjendet i vdekur në dhomën e tij në Drenas

Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së dielës në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur nga familjarët në dhomën e tij.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.