Një person është gjetur i vdekur gjatë mëngjesit të së shtunës në Pejë.
Policia ka njoftuar të dielën se rastin për vdekjen e tij e ka raportuar babai i viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vdekjen e djalit të tij, viktimës mashkull kosovar. Njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalë në vendngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia më tej njofton se rasti vazhdon të hetohet.