Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Gjakovë, ka arrestuar katër burra dhe katër gra, të dyshuar për një rast të dhunës në familje.
Pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt. “Janë arrestuar tetë të dyshuar, katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.