Policia italiane ka zbuluar menjëherë vrasjen e së enjtes, ku një 52-vjeçar italian mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë në Borghesiana të Romës.
Autori i vrasjes është një 46-vjeçar me kombësi shqiptare.
Siç shkruan Corriere della Serra, shqiptari kreu vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi italiani kishte lidhje me gruan e tij.
46-vjeçari e kreu krimin teksa viktima po mundohej ta ndezte veturën. Ai u largua në këmbë nga vendngjarja, por kishte shumë dëshmitarë. U arrestua shumë shpejt nga Policia.
Mes 46-vjeçarit dhe 52-vjeçarit kishte pasur edhe më herët përplasje shkaku i xhelozisë.