Kronikë

Dy të mitur raportojnë se janë sulmuar nga disa serbë në veri

Në Mitrovicë të veriut dy të mitur kanë raportuar se janë sulmuar nga disa qytetarë serbë të enjten.

Ata kanë pranuar trajtimin mjekësor dhe lëndimet e tyre konsiderohen të lehta.

“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.