Kronikë

Gjashtë të shtëna në drejtim të një veture në Drenas

Një person i panjohur dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz në Drenas të martën, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, në vendngjarje janë gjetur gjatë gëzhoja të armës dhe një predhë.

“Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

Rasti është regjistruar si “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.